Për të dytën ditë radhazi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë regjistruar deputetët e partive politike, të zgjedhur më 9 shkurt, si procedurë kjo para mbajtjes së seancës konstituive, e cila është thirrë për datën 15 prill.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E pas regjistrimit, shumë prej tyre përmes statuseve në rrjetet sociale janë zotuar se do iu qëndrojnë besnik zotimeve të dhëna.
Në mesin e tyre është edhe Kryetari i LDK-së në Podujevë, deputeti Ekrem Hyseni.
Hyseni ka thënë se nga takimet me ju, e nga besimi juaj deri tek momenti i regjistrimit si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, secili çast është moment krenarie, mirënjohje e falënderimi.
“Besimi i çdonjërit prej jush, për mua është përgjegjësi që t’ju përfaqësojë denjësisht, ashtu siç ishte zotimi im i çdoditshëm para çdonjërit.
Nga sot ju siguroj se do jem zëri juaj e do jem në shërbim tuajin dhe në mbrojtje të interesave të Republikës sonë”, ka shkruar Hyseni.
Sipas tij, pikërisht për këtë ka gjetur mikpritjen, mbështetjen e besimin dhe si të tilla do u qëndroj besnik gjithnjë!
E qytetarë të shumtë kanë reaguar pas këtij postimi të Hysenit, duke e uruar e përgëzuar, por ajo që bie në sy është pikërisht vlerësimi i jashtëzakonshëm që qytetarët japin për Doktorin e njohur të Onkologjisë, deputetin Hyseni.
“Virtytet si dashuria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, morali i lartë, kujdesi ndaj të tjerëve (pacientit) janë fondamente kyçe të bereqetshme dhe prosperuese të dr.Ekrem Hyseni”, ka shkruar një ndër komentuesit.
Hyseni është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, edhe për kujdesin e treguar e përkushtimin e dëshmuar edhe si Onkolog.
“Suksese! Dok ti e meriton edhe te jesh Kryeminister se kedhan shum per ket vend, poashtu për té smuarit në ONKOLOGJI”, vijon komentuesi tjetër.




