Sporti

Kombinimet e rezultateve, si mund të kualifikohet Milani në raundin tjetër të Champions League

12/07/2021 17:01
nga:Mergim Rreci

Milani fitoi në frymën e fundit ndaj Atletico Madrid dhe ka ngjallur shpresat e tifozëve për një kualifikim për fazën tjetër.

Megjithatë kjo nuk është detyrë e lehtë duke parë kundërshtarin e radhës në Champions, me Milanin që do të përballet sonte me Liverpoolin, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e fundit për grupin e Champions-it nuk janë të shumta kombinimet që kualifikojnë italianët.

Ekipi i Piolit ka si detyrim fitoren ndaj Liverpoolit, ndërkohë që Porto dhe Atletiko duhet të ndajnë një barazim.

Mundësia tjetër është fitorja e Atletikos që duhet të mundë Porton me rezultat më të vogël në shifra sesa ai që kuqezinjtë do të realizonin ndaj Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/