Euro2024

Kombëtarja shqiptare është më e gjobitura deri tani në Euro 2024!

06/23/2024 20:55
nga:Lorik J

Pavarësisht se kemi luajtur vetëm dy ndeshje në Europian, Shqipëria ka grumbulluar tashmë një numër të konsiderueshëm procedimesh disiplinore për sjellje jo të mira – katër prej të cilave rezultojnë nga një ndeshje e vetme me Italinë më 15 qershor.

UEFA denoi Federatën Shqiptare 27,375 euro për tifozët që ndezën flakët dhe fishekzjarrët, hodhën shishe birre dhe një tifoz që hyri në fushë.

Një gjobë prej 10,000 eurosh erdhi për mesazhet që UEFA i konsideron si politike.

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me 47,250 euro gjobë për shkak të incidenteve me Kroacinë.

Kjo nënkupton që kombëtarja shqiptare është më e gjobitura deri tani në Euro 2024…

/GazetaBlic Sport