Kombëtarja e Zvicrës nesër takohet me Spanjën.
Zvicra dhe Spanja takohen nesër me fillim nga ora 18:00, në kuadër të çerekfinales së Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët e Zvicrës nesër duhet të jenë tejet të disiplinuar, pasi 7 lojtarë rrezikojnë gjysmëfinalen nëse ndëshkohen nesër.
Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranovic, Mbabu, Rodríguez, Schar janë lojtarët që duhet të shmangin kartonët e verdhë – nëse dëshirojnë të luajnë në gjysmëfinale, normalisht nëse arrihet një fazë e tillë nga ekipi i Petkovic.
/GazetaBlic Sport/


