Shqipëria luan sonte takimin e radhës ndaj San Marinos, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45.
Kombëtarja e Shqipërisë vjen pas një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë, atje ku mori tre pikë me shumë vlerë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në këtë fushatë eliminatore të Botërorit “KATAR 2022”, kuqezinjtë kanë fituar 3 dhe kanë humbur 2 takime.
Ndërsa San Marino ka pësuar 5 humbje. Shqipëria ka shënuar 5 gola ndërsa San Marino 1, ndërsa të pësuar Kombëtarja shqiptare ka pranuar 6 dhe San Marino 19. Mbajtja e topit është 55.8% për Shqipërinë ndërsa San Marino e ka mbajtur 25,2%.
Momentalisht, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me 9 pikë, kurse San Martono në pozitën e fundit.



