Sporti

Kombëtarja e Rusisë merr një lajm tejet të keq, lojtari i tyre nuk do të luajë më në Euro2020

06/15/2021 16:05
nga:Lorik J

Pas humbjes së rëndë kundër Belgjikës (3-0), Rusia ka një lajm tjetër të keq.

Yuri Zhirkov i cili u lëndua, largohet nga kombëtarja ruse dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në pjesën tjetër të garës, përcjell GazetaBlic Sport.

I goditur në një nga muskujt e kofshës, 37-vjeçari u largua nga grupi rus. Duke pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit të tij, stafi teknik i Rusisë ka vendosur të lirojë lojtarin e tij i cili nuk do të marrë pjesë në pjesën tjetër të garës.

Rusia nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë.

/GazetaBlic Sport