Sporti

Kombëtarja e Qipros me bilanc negativ në 10 ndeshjet e fundit, Kosova kërkon ta shfrytëzojë këtë gjë

06/02/2022 09:52
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, sot në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard.

Kombëtarja e Qipros ka 7 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore në 10 ndeshjet e fundit, seri kjo aspak e mirë. Mbetet të shihet se a do ta shfrytëzojë Kosova këtë gjë, duke arritur fitoren e parë.

Irlanda e Veriut dhe Greqia, janë dy kundërshtarët e tjerë brenda grupit.

/GazetaBlic Sport/