Sporti

Kombëtarja e Kosovës tek femrat siguron sukses të jashtëzakonshëm, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve

12/01/2023 15:03
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar me spektakël në ndeshjen e sotme ndaj Bullgarisë.

Vashata dardane fituan me rezultat 5 me 1, duke siguruar promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ivanova kaloi myasfiret në epërsi në minutën e 26-të, por që më pas kosovaret ishin të pandalshme, duke shkëlqyer me 5 gola.

Halilaj barazoi shifrat, kurse Metaj shënoi për avantazhin e Kosovës. Uka në minutën e 71-të realizoi golin e tretë, kurse Memeti vulosi shifrat me dy gola në fund të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/