Sporti

Kombëtarja e Kosovës arrin në Volos të Greqisë

06/11/2022 15:28
nga:E K

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të qershorit të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do të synojë të ‘hakmerret’ ndaj Greqisë pas humbjes në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Kosovës kanë arritur tashmë në Volos të Greqisë për ndeshjen që zhvillohet nesër nga ora 20:45.

Dardanët, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

/GazetaBlic Sport/