Sporti

Kombëtarja e Brazilit e gatshme ta presë Ancelottin

02/09/2023 21:37
nga:E K

Gazeta braziliane, O Globo pretendon se Brazili është e gatshme të presë deri në verë për të emëruar, Carlo Ancelottin si trajner të ri të kombëtares braziliane.

Pozita e trajnerit te Brazili është aktualisht bosh pas vendimit të teknikut tq mëparshëm Tite për t’u larguar pas eliminimit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.

Që atëherë, Federata e Brazilit ka hartuar një listë të zëvendësuesve të mundshëm dhe në dukje është e gatshme të emërojë një trajner të huaj, duke krijuar një rrjet më të gjerë për kandidatët.

O Globo raporton se Federata braziliane do të ishte e gatshme të presë deri në qershor për të punësuar Ancelottin, i cili dëshiron të përfundojë sezonin me Real Madridin. Negociatat po ecin përpara dhe është planifikuar një takim mes Ednaldo Rodrigues, presidentit të FA, dhe kreut të Los Blancos, Florentino Perez.

/GazetaBlic Sport/