Sporti

Kombëtarja do ta zhvillojë sot stërvitjen e parë

10/07/2024 16:24
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për herë të parë për ndeshjet e tetorit.

Dardanët do të luajë më 12 tetor kundër Lituanisë në udhëtim, ndërsa tri ditë më parë, pra më 15 të këtij muaji, do ta presin Qipron në stadiumin e rihapur “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e ditës së sotme.

Pas konferencës për shtyp të selektorit Franco Foda, i cili i shpalosi synimet e këtij muaji, është koha për stërvitjen e ekipit.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton se Kombëtarja do të stërvisë sot nga ora 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të ushtrojë edhe në ditët në vazhdim para nisjes për në Lituani, ku të shtunën do të përballet me Kombëtaren vendëse.

Verdhekaltrit janë optimisë dhe i kërkojnë dy fitore në ndeshjet e tetorit.

Ata gjenden në vendin e dytë të Ligës C – Grupi 2 me 3 pikë, prej tyre një fitore e një humbje.