Kombëtares gjermane nuk i lejohet të kryejë stërvitjen në “Wembley”, dhe shkak për këtë bëhet Italia, më saktësisht ndeshja që u zhvillua dje mes Italisë dhe Austrisë.
Gjermania ka hasur problem me stërvitje , pasi Federate angleze i ka ndaluar stërvitjen në stadiumin “Wembley”.
Ky rast i paprecendtë ka ndodhur për shkak se fusha duhej të ishte në gjendjen e duhur, në mënyrë që të siguronte totalisht sfidën mes Italisë dhe Austrisë.
Skuadra e Joachim Low ka patur të njëjtin problem me “azurrët”, të cilët nuk u lejuan nga UEFA të stërviten në “Wembley” për të njëjtën arsye. Ky problem i Gjermanisë ka ndodhur vetëm pak para ndeshjes me Anglinë, e cila konsiderohet si dhe një finale e parakohshme.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Anglisë do luhet të martën nga ora 18:00.


