Lajme

Komandot ukrainase kapin 12 ushtarë rusë dhe eliminojnë 17 gjatë një sulmi në Kursk

01/09/2025 12:17
nga:Sh R

Një ekip i Forcave të Posaçme të Ukrainës ka mposhtur një pluton rus në një prej shumë misioneve të guximshme të realizuara në territorin armiqësor në Kursk.

Komandot u përballën me një formacion më të madh të trupave të Vladimir Putinit gjatë një operacioni rutinë për pastrimin e një zone nga forcat armike.

Ndërkohë që armiku ishte shpërqendruar nga një dron, ushtarët elitarë u afruan në terren dhe kapën 12 ushtarë rusë, duke eliminuar 17 të tjerë, sipas një komandanti të një grupi të Forcave të Posaçme të Ukrainës (SOF).

Ky sulm i afërt është një nga shumë misionet me rrezik të lartë të ndërmarra nga këto formacione sekrete, që nga momenti kur ata ishin trupat e parë ukrainase që kaluan kufirin pas fillimit të pushtimit të papritur më 6 gusht të vitit të kaluar.

Forcat speciale ukrainase sipas metros britanike, kanë hasur edhe në ushtarë koreano-veriorë, të cilët besohet të kenë pësuar humbje të mëdha pas përfshirjes së ushtarëve të Kim Jong Un për të mbështetur ushtrinë ruse.

Një përfaqësues i forcave ukrainase, teksa forcat po bënin përparime në rajon, tha për Metro se plutoni armik “nuk e kuptoi çfarë po ndodhte deri sa mbaroi”.