Lajme

Komandanti i “policisë popullore” në Lugansk e pranon: Ukrainasit janë më të fortë se ne (VIDEO)

10/05/2022 12:04
nga:Astrit Gashi

Olga Skabeyeva, prezantuesja dhe komentatorja politike pro-qeveritare në Rusi, ruse, Andrei Marochka, komandantin e “policisë popullore” në Lugansk, me një pyetje në emisionin e saj.

“Ne në studio nuk jemi analistë ushtarakë, ndaj do të kërkoja të më shpjegoni pse po përparojmë metër për metër, kur ata po përparojnë fshat më fshat”, pyeti Skabejeva Marochkan, dukshëm e pakënaqur me rrjedhë e deritanishme të luftës dhe dhe shtoi: “Pse po shkojnë gjërat keq për ne për momentin dhe kur do të ndryshojë kjo?”

“Kuptoni faktin që ne nuk po luftojmë forcat ukrainase, por NATO-n dhe trupat e saj. Ata kanë burime të mëdha dhe aktualisht janë më të fortë se ne. Forca e tyre kryesore është inteligjenca. Ata po ndjekin çdo lëvizje tonën nëpërmjet satelitit. Sigurisht, kjo u jep përparësi të madhe dhe aktualisht gjasat e tyre për sukses janë shumë më të larta se tonat”, tha Marochka.