Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka folur rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe rolin e forcave të NATO-s.
Ulutash ka vlerësuar se aktualisht, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por mbetet e brishtë dhe e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, duke përmendur çështjet e pazgjidhura, retorikën që sipas tij ndonjëherë tensionon situatën dhe ripërdorimin e keqinformimit.
Ai ka shtuar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet sfidë.
“Aktualisht, gjendja e sigurisë anembanë Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë dhe subjekti i ngritjeve të papritura të tensioneve, për shkak të disa arsyeve përfshirë çështjeve të pazgjidhura retorikës që nuk ndihmon nganjëherë dhe gjithashtu, ripërdorimi i keqinformimit. Por, mbi të gjitha, ndonëse ka sfida në lëvizjen para procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë kontekst, KFOR-i mbetet vigjilent dhe ruan qasjen, praninë fleksibile dhe të arsyeshme që na ndihmon neve dhe kjo përfshinë edhe shtrirjen e përkohshme të forcave rezervë të NATO-s. Krejt këto na ndihmojnë neve të parandalojmë ose së paku të minimizojmë rrezikun për përshkallëzim potencial dhe të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo zhvillimi që mund të prek sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Ne mbajmë gatishmërinë tonë operacionale, vazhdimisht me stërvitje të vazhdueshme. Njëkohësisht ne mbajmë komunikim të rregullt, transparent me të gjithë faktorët kyç përfshirë me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, me BE-në, misionin për lidh dhe rend EULEX dhe me forcat e armatosura të Serbisë”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.


