Lajme

Komandanti i KFOR-it: Po të mos intervenonim në veri, tani do të vajtonim për të vdekurit

05/31/2023 21:57
nga:G C

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, duke folur për zhvillimet në veri, ka thënë se sikur mos të ndërhynte KFOR-i, do të kishte viktima.

Ai në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” thotë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët kanë nxitur qëllimshëm turmën.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, tha ai.

Mbi 30 ushtarë të KFOR-it në mesin e tyre 11 italianë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të hënën në Zveçan.

Pas tensionimit të situatës në very, NATO ka njoftuar se do të dislokojë edhe 700 trupa në Kosovë.