Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të premte ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Mehaj tha se gjatë takimit, Kajari është shprehur i kënaqur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit mes KFOR-it e FSK-së.
“Ndër të tjera, të dy shprehëm gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë”, ka shkruar Mehaj.
I pari i Mbrojtjes tha se me Kajarin u pajtuan për koordinim të ndërsjellë për çështjet e interesit të përbashkët.


