Lajme

Komandanti i KFOR-it dhe ai i forcave të Sllovenisë flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

11/19/2021 13:14
nga:Genita C

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ai i forcave të Sllovenisë, Miha Skerbinc kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e KFOR-it, ku thuhet se të dy gjeneralët janë takuar për të diskutuar për situatën operative dhe të sigurisë në Kosovë.