Lajme

Komandanti i Gardës së Ohios flet për “Javelinët” e Kosovës

02/13/2024 12:08
nga:G C

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohios, John Harris ka folur për pajisjen e Kosovës me raketat anti-tank “Javelin”.

I pyetur nga Tanjug “nëse Serbia duhet të shqetësohet se Amerika po e armatos Kosovën me këto raketa”, ai tha se pajisjet amerikane mund të gjenden kudo dhe se SHBA-ja së fundmi i ka dorëzuar Serbisë 66 automjete të blinduara “Humvee”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, theksoi Harris.

Tashmë, departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë “Javelin”.