Zëvendës komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling u prit në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Gazeta Blic.
Gjatë takimit gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin amerikan për të arriturat e FSK-së, si dhe e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
“Komanda e Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë do të vazhdoj të jetë përkrahës i FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe nderveprueshmerisë me forcat amerikane”, ka potencuar gjenerali amerikan.


