Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar tashmë sekuestrimin e anijes së naftës të lidhur me Venezuelën, që ishte me flamur rus, raporton The Guardian.
Në një postim në rrjetin social ‘’X’’, nga komanda është shkruar:
“Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, në koordinim me Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, njoftuan sot sekuestrimin e anijes M/V Bella 1 për shkelje të sanksioneve amerikane.
Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në bazë të një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale e SHBA-së, pasi ishte ndjekur nga USCGC Munro.”


