Presidenti kolumbianm Gustavo Petro përmes një reagimi ka dënuar sulmin me raketa ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian. Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sulmet.
“Alarm i përgjithshëm, Venezuela është sulmuar”, shkroi në llogarinë e tij X presidenti kolumbian, i cili është aleat i Maduros.
Petro bëri thirrje për një takim të menjëhershëm të Organizatës së Shteteve Amerikane dhe Kombeve të Bashkuara për të vendosur mbi ligjshmërinë ndërkombëtar” të këtij sulmi kundër vendit fqinj.
Presidenti i Kubës gjithashtu dënoi sulmet. Miguel Diaz-Canel Bermudez tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij dënon sulmin të cilin e ka cilësuar si kriminal nga SHBA-të kundër Venezuelës.
Ai bëri thirrje për dënim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare për atë që ai e përshkroi si terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm të Venezuelës.


