Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.
Ish-portieri, Granit Kolshi, ka folur rreth temës së kurdisjeve në futbollin kosovar.
“Llapi, Drita, Prishtina i kanë bërë kalkulimet kryesore se cila me qenë në Evropë. Skuadra e cila është më së keqti është Ballkani. Prishtina në Llap dhe kjo ndeshje është 80% e kurdisur. Prishtina do mbetet në vendin e dytë, Drita kampion dhe Llapit në Evropë”, ka thënë Kolshi në emisionin “Sporti Total”.
Pak më herët edhe klubi nga Superliga, Ballkani doli me deklaratë se ka manipulime në futbollin e Kosovës


