Lajme

Kolonel Toçi: Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE

02/28/2024 18:58
nga:Sh R

Koloneli shqiptar nga Estonia, Çlirim Toçi, teksa po diskutonte për samitin “Evropa Juglindore – Ukrainë”, që u mbajt në Tiranë, ka deklaruar se Shqipëria aktualisht shfaqet si vendi me orientim më properëndimor në një përqindje shumë të lartë.

Ai, në emisionin “FIVE”, ka theksuar se Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria për momentin është e vetmja në një përqindje shumë të madhe properëndimore. Ka një avantazh që është vend anëtar i NATO-s dhe po ecën me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE”, ka deklaruar ai.

Toçi ka thënë se shqiptarët janë gjithmonë një popull paqedashës dhe asnjëherë nuk kanë krijuar konflikte.

Ai ka shtuar se shqiptarët historikisht janë popull i cili është sulmuar dhe se kanë përjetuar më shumë dhimbje krahasuar me kombet e tjera.

“Shqiptarët në përgjithësi janë reaguar si një popull paqedashës, ne asnjëherë në histori shqiptarët nuk kanë atakuar dhe krijuar konflikte, ne kemi qenë të atakuarit ose kombi që kemi provuar më shumë dhimbje sesa kombet e tjera”, ka deklaruar Toçi.