Lajme

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

01/11/2026 16:17
nga:G B

Në aksin rrugor Komoran–Prishtinë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh, e cila shtrihet në disa kilometra dhe, sipas raportimeve nga mediat lokale, s’i shihet fundi.

Qarkullimi po zhvillohet me shumë vështirësi, ndërsa automjetet lëvizin ngadalë vetëm në drejtim të Prishtinës.

Pjesë të kësaj rruge janë vërshuar nga shiu i ditëve të fundit, që e ka bllokuar qarkullimin për një kohë.