Lajme

Kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, Krasniqi: Turp i madh për Qeverinë

08/11/2022 11:33
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka shprehur shqetësimin për mërgimtarët që duhet të presin me orë të tëra në kolonat në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, derisa thotë se është turp për qeverinë që nuk ndërmerr asnjë veprim për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se as në Vushtrri nuk janë vendosur semaforët që kanë qenë në plan dhe si pasojë e kësaj çdo ditë ndodhin aksidente.

Ajo ka thënë se për këtë ministri Aliu as nuk ka qenë në gjendje të japë ndonjë sqarim.

Postimi i saj i plotë:

Është mëkat i madh kur sheh qytetarët, e veçmas ata mërgimtarë duke pritur me orë në kolonat e shkaktuara çdo ditë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, e turp për qeverinë që nuk ndërmerr asnjë veprim për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë. Me qenë se po flasin për rritje buxhetore, ato para duhet të shihen nga qytetarët me investim në infrastrukturë dhe projekte tjera të dobishme për ta. Çuditërisht nuk po shihen askund, as në projektet që kanë qenë pjesë e buxhetit të këtij viti, siç është ai për vendosjen e semaforëve në udhëkryqet e Vushtrrisë, ku çdo ditë ndodhin aksidente e nuk janë të rralla rastet kur kanë përfunduar me fatalitet. Për me keq Ministri i Infrastrukturës z. Aliu, nuk ka qenë në gjendje as të jap ndonjë sqarim për qytetarët për mos implementimin e këtij projekti, ndonëse e kam ngritur si shqetësim në Kuvendin e Kosovës. Kjo qeveri ose nuk është e aftë për të punuar ose nuk duan, arsyeje tjetër nuk ka!