Novak Gjokoviq, tenisti serb ka fituar medaljen e artë në lojërat olimpike “Paris 2024”.
Pas fitores së tij në rrugët e Mitrovicës së Veriut ka nisur festa e serbëve lokalë.
Në një video publikuar nga mediumi “Kossev”, shihen vetura me flamuj të Serbisë për të festuar.
Gjokoviq njihet për deklaratat e tij nacionaliste serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
Gjatë karrierës së tij ai shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për deklarata që shpesh kalonin në shovinizëm.