Lajme

Kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, mbi tri orë pritje në Merdarë

01/04/2025 17:36
nga:Sh R

Në mbrëmje janë zgjatur pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të mëdha janë në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në tri orë e 20 minuta për ta lëshuar vendin, ndërsa deri në dy orë e gjysmë pritjet janë te Dheu i Bardhë.

Deri në dy orë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët po presin edhe në Muçibabë, teksa nga një orë po presin për të dalë nga Kosova në Jarinje dhe Mutivodë.

Pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme ku pritjet janë nga tre deri në 5 minuta, përveç Bërnjakut ku pritjet janë deri në 30 minuta.