Lajme

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë

07/18/2024 20:44
nga:G B

Kolona të gjata janë krijuar në pikë kalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë në hyrje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjatësia e kolonave te Dheu i Bardhë është 350 metra.

Ndërkaq në Muçibabë, 150 metra.

Për këtë bashkatdhetarëve po u bie të presin deri në një orë për të hyrë në Kosovë  nga Dheu I Bardhë ndërsa 15 deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Muçibaba.