Lajme

Kolona të gjata në pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova

01/03/2025 12:54
nga:N K

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë mbi dy orë, e kolona janë krijuar edhe në Merdarë, ku pritjet shkojnë mbi një orë.

Në Jarinjë, pritjet janë deri në 30 minuta, e në Muçibabë pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Hyrjet daljet në pikat tjera janë deri në pesë minuta pritje.