Gjatë ditës së premten por edhe mëngjesin e së shtunës, mijëra qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Shkak për këtë dyndje besohet se kanë ndikuar dhe masat shtrënguese të qeverisë së Kosovës për shkak të rritjes së infektimeve nga COVID-19.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë.
/Euronews Albania/
Edhe sot kolona të gjata të automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri


