Sporti

Kololli pranë largimit nga Zurich, ky është destinacioni i tij i radhës

04/27/2021 14:51
nga:L J

Benjamin Kololli, është afër largimit nga Zurichu.

Kontrata e futbollistit kosovar me Zurichun do të përfundoj në fund të sezonit dhe mediumi zviceran “Sportch”, kanë raportuar se Kololli nuk do të rinovoj kontratën me skuadrën zvicerane.

Megjithatë mediumi i lartë cekur ka përmendur se mesfushori mund të rikthehet në ish-skuadrën e tij, Lausanne.

Por, ndër tjera thuhet se Kololli është i dhënë për një lëvizje në skuadra tjera evropiane. Ndërsa në Zvicër, Lausanne, po shfaqet si opsioni i mundshëm.

Kololli deri më tani për Zurichun është paraqitur në 18-të ndeshje dhe ka realizuar pesë gola dhe katër asistime.