Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka patur një përplasje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kollçaku i ka thënë Zemajt se i njëjti ka dëshirë të reklamojë punën e tij si ish-ministër duke i kujtuar se nuk ka qëllim me ia ndal fjalën.
“Ju kisha lutë kolegë, e di që keni qenë ministër e keni qef me reklamu punën tuaj, po nuk e kam qëllim me jau ndalë fjalën”, tha Kollcaku.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Zemaj.
Ai ka thënë se nuk ishte duke folur me të por me ministrin.
“Ju kisha lutë kryetare me ty foli si kolege, jam ka foli me ministrin”, tha ai.


