Sporti

Koliçi: Ishte humbje e dhimbshme, nuk ishte nata jonë

11/30/2023 23:27
nga:E K

Ballkani ka pësuar humbje minimale ndaj Viktoria Plzen.

Skuadra mysafire arriti fitore në “Air Albania” me rezultat 0-1, në një ndeshje ku Ballkani ishte skuadër më e rrezikshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm i këtij dueli u shënua në minutën e 81’të të takimit.

Sulc shfrytëzoi një dalje të gabuar nga Enea Koliçi për të realizuar me kokë pas harkimit nga korneri.

Pas ndeshjes foli për media, portieri i Ballkanit, Enea Koliçi.

Koliçi tha se kjo humbje ishte e dhimbshe sidomos nga mënyra se si u pësua goli.

Ishte një humbje e dhimbshme, duke pasur parasysh se si erdhi gol. Nuk ishte nata jonë dhe pësuam një gol që kemi mundur ta evitonim. Jemi ende në lojë, e kemi edhe një ndeshje mjaft të vështirë me Dinamon dhe shpresoj që aty mund ta sigurojmë kalimin tutje. Do të mund ta kishim evituar atë gol, ndoshta edhe unë do të kisha mundur të isha më i kujdesshëm por këto i ka futbolli”, ka pranuar Koliçi pas ndeshjes për “Art Motion”.

/GazetaBlic Sport/