Aksidentet e komunikacionit shpeshherë kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci, në një intervistë në emisionin “Sytë 7”, ka dhënë shifra alarmante të aksidenteve në komunikacion në Kosovë.
“Si vend me statistikat qëndrojmë akoma shumë keq në 7 muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 12 mijë 550 aksidente, prej tyre 56 me fatalitet”, tha Kolgeci.
Sipas tij në çdo 25 minuta ka pasur aksidente.
Kolgeci kishte një kërkesë që të bëhet “një strategji nacionale për evitimin e aksidenteve”.
Kritikat e tij nuk munguan edhe për ngasësit e veturave duke thënë që duhet të rritet kultura e ngasjes.
Më 15 nëntor ka filluar sezoni dimëror ku edhe për këtë pjesë Kolgeci rekomandon që të ndërrohet gomat e verës dhe gomat e dimrit.
“Rëndësi të madhe ka vjetërsia e gomave, ideja është që të ketë fushata vetëdisuese” tha ai.
Kolgeci kishte rekomandime edhe për institucionet rreth ndërtimit të rrugëve ku tha që “të pajisen të gjitha rrugët me sinjalistik, të respektohen të gjitha standardet për ndërtimin e rrugëve”.
Por rekomandime kishte edhe për ngasësit ku njëra prej arsyeve të aksidenteve nëpër qytete sipas tij është përdorimi i telefonit.