Kolegji Universum në kuadër të Javës së Infermierisë organizoi aktivitete të shumta bashkë me studentët e Infermierisë.
Aktiviteti i parë filloi në Komuna e Vitisë ku studentët e Kolegjit Universum ju ofruan kujdes dhe këshilla shëndetësore qytetarëve të Vitisë.
Aktiviteti u përkrah edhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti dhe Drejtoresha e QKMF-Viti Znj. Vjollca Kadolli.
Përveq aktivitetit me qytetar, studentët dhuruan edhe lule dhe mirënjohje për stafin e infermierëve në Viti në shenjë falenderimi për kontributin dhe sakrificen e tyre për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.
Aktivitetet do të vazhdojnë deri në fund të javës, neser Universum do të jetë në Sheshin e Qytetit në Ferizaj, të premten në Kacanik dhe të shtunën në Qendren Tregtare “Ring Mall”.