Lajme

Kolegji Universum mban tryezë diskutimi me temën “Mbështetja e Grave të Margjinalizuara përmes Edukimit Formal”

11/11/2021 16:31
nga:Genita C

Java Globale e Ndërmarrësisë me aktivitete të shumta u organizua edhe këtë herë nga Kolegji Universum.

Është mbajtur një tryezë diskutimi me përfaqësues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe biznesi, raporton GazetaBlic.

Temë e këtij diskutimi ishte “Mbështetja e Grave të Margjinalizuara përmes Edukimit Formal”
Disa nga pjesëmarrësit në panelin diskutues ishin: Teuta Sahatqija (Women in Tech), Rezarta Delibashzade Krasniqi (Instituti Demokraci per Zhvillim D4D) dhe Arjeta Gashi (Single Parent Association).

Rrezarta Krasniqi nga Instituti Demokraci për Zhvillim filloi bisedën e fokusuar tek çështja e punësimit të grave duke thënë se një numër shumë i vogël i tyre nuk janë në dijeni se kujt t’i drejtohen pasi hasin në probleme të ndryshme, veçanarisht në intervistat e tyre për punë kur gratë janë pyetur për planifikimin famijar, që është shkelje e të drejtave.

“Këto janë shqetësime që gratë e kanë të pamundur të qasen në punë dhe ne kemi pasur një fushatë ku jemi munduar për t’i bindur gratë të regjistrohen në agjensionet e punësimit, aty ku mund të ofrohen trajnime të ndryshme për të ngritur kapacitetet e tyre”, tha Krasniqi.

Krasniqi më tutje shtoi se Kolegji Universum është rasti specifik që ne si shoqëri t’i bëjmë më të afta gratë dhe të jenë konkurruese në tregun e punës.

Në anën tjetër, Arjeta Gashi nga Single Parent Assocation e cilëson marrëveshjen me Kolegjin Universum si “dritë në fund të tunelit”.

“Edukimi joformal na ka ndihmuar shumë, por nuk kemi mundur ne nënat vetëushqyese të qasemi në tregun e punës dhe marrëveshja me Universumin është dritë në fund të tunelit”, u shpreh Gashi.

Teuta Sahatqija shprehet e lumtur me këtë organizim që është bërë nga Kolegji Universum.

“Me organizatën që tashmë ka filluar “Woman in Tech” që është pjesë e lëvizjes globale në 6 kontinente jemi duke punuar dhe duke u angazhuar për fuqizimin digjital të grave”, tha Sahatqija./GazetaBlic/

Më poshtë mund të dëgjoni intervistat e plota: