Lajme

Kolegët nderojnë gjyqtarin Astrit Kalaja, lule në sallën e gjyqit

10/07/2025 10:54
nga:Y I

Pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, ditën e sotme kolegët e tij kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi krimi.

Gjesti është kryer në formë respekti për kujtimin e tij.

Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës në Gjykatën e Aplit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Për këtë ngjarja, policia ka arrestuar tre persona, të riun, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, pasi nuk ka ndërmarrë veprime për të kontrolluar personat kur janë futur brenda.

/Euronews.al/