Sporti

Kolapsimi i Hazard, kartoni i tij sot vlen vetëm 18 milionë euro

01/18/2022 11:55
nga:L J

Lajmi që Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi në këtë merkato dimërore, ka bërë bujë.

I ngopur nga zëvendësimet e vazhdueshme të Carlo Ancelottit, ish-playmakeri i Chelseat – siç konfirmohet nga Mundo Deportivo – synon t’i japë fund përvojës së tij me ‘Blancos’, ku në dy sezone e gjysmë ai luajti shumë më poshtë se parashikimet.

Deri në atë pikë sa vlera e tregut të kartonit të tij ka rënë me kalimin e sezoneve për të arritur në 18 milionë euro.

Kjo është një shifër që na kthen në vitin 2011 kur Hazard luante në Lille, në Ligue 1 dhe ishte një lojtar i ri premtues në futbollin evropian.

/GazetaBlic Sport