Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se nuk është lajm për Kosovën, nëse kryeministri tërhiqet nga një vendim.
Këtë deklaratë ai e tha për GazetaBlic ku komentoi deklaratën e fundit të presidentes Osmanit për çështjen e dinarit ku tha: ” Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin”.
“Tërheqja e Albin Kurtit, tanimë nuk është lajm për Kosovën. E terë jeta e tij politike njeh vetëm dorëzim, dezertim, mohim dhe tërheqje”, tha Beqa.
Sipas tij Kurti do tërhiqet edhe nga vendimi për dinarin, dhe nuk e befason askënd.
“Prandaj edhe tërheqja e radhës për çështjen e dinarit nuk është befasi për qytetarët e Kosovës. Ashtu siç u tërhoq për targat, për Manastirin e Deçanit, ashtu kokëkulur dhe me turp do të tërhiqet edhe për dinarin edhe për Asociacionin”, tha Beqa.
“Por fatkeqësia e krejt kësaj pune nuk është se kryeministri aktual po i pranon të gjitha ato çështje për të cilat me ngulm i ka kundërshtuar, dhe në sajë të kundërshtimit të tyre ka ardhur në pushtet, por ai si askush më parë, me kryeneqësin e me pastaj me tërheqjen e tij, ka arritur të demtoje pariparueshëm raportet e shtetit tonë me aletatët tanë ndërkombëtar, raporte këto të ndërtuara me vite të tëra”, shton tutje Beqa.
Beqa thotë se dorëheqja e kryeministrit Kurti do të ishte lajmi më i mirë për Kosovën.
“Prandaj, prej një kryeministri mashtrues dhe demagog nuk pritet asnjë gjë e mirë për qytetarët tanë. Dorëheqja e kryeministrit Kurti, do të ishte lajmi më i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj në këtë fillim pranvere”, tha Beqa për GazetaBlic.
Haliti: ShBA-të nuk na zhgënyjen edhe pse ne kemi dal shumë shpesh nga binarët!