Manchester United ka pësuar një humbje shokuese në xhiron e 9’të të Premierligës, pasi u mposht në ‘Old Trafford’ nga Liverpooli me rezultatin e thellë 0:5.
Por, klubin e Ole Gunnar Solskjaer e pret punë e madhe në javët e ardhshme, pasi kanë kalendar tejet të vështirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pesë nga gjashtë ndeshjet e ardhshme, Manchester United i luan si mysafir, kurse vetëm derbin me Manchester Cityn e mirëpret në ‘Old Trafford’.
Ja orari për gjashtë ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’:
- Tottenham (mysafir)
- Atalanta (mysafir)
- Manchester City (vendas)
- Watford (mysafir)
- Villarreal (mysafir)
- Chelsea (mysafir)
/GazetaBlic Sport


