Kapiteni i Atletico Madridit, Koke, i është bashkuar listës së kritikëve të vendimit të La Ligës për të zhvilluar ndeshje këtë javë.
Dy ndeshje të La Ligës u shtynë, së bashku me shumë në ligat e ulëta, pas ndikimit shkatërrues të Stuhisë Dana në rajonin e Valencias.
“Mendoj se ndeshja nuk duhej të luhej dhe ua dërgoj të gjithë forcën njerëzve të Valencias”, ka thënë Koke, cituar nga Marca.
“Kur japim mendimin tonë, shpesh nuk dëgjohet. Është e vështirë. Ne jemi aktorët kryesorë, por është e vështirë. Ne luajtëm lojën, por të gjithë mendojmë për njerëzit që humbën gjithçka,” shtoi Koke pasi skuadra e tij mundi Las Palmas 2-0.
/GazetaBlic Sport