Sporti

Koke: Do të japim jetën tonë për të mposhtur Real Madridin nesër

01/07/2026 17:12
nga:Lorik J

Real Madridi do të përballet me fqinjët e tyre, Atletico Madrid, në Superkupën e Spanjës të enjten në mbrëmje.

Përpara ndeshjes, kapiteni i Atletico Madridit, Koke, është zotuar të bëjë gjithçka që është e mundur për të mposhtur Real Madridin.

“Do të japim jetën tonë për të mposhtur Real Madridin nesër dhe për të luajtur në finale”, tha Koke.

“Kemi një plan loje të qartë dhe të përcaktuar për nesër”, shton mesfushori spanjoll.

Kylian Mbappe do të mungojë në ndeshjen për Real Madridin, me Koke-n që nuk mund të thotë se sa shumë do të ndihet mungesa e tij.

“Ne e dimë gjithçka që nënkupton. Nëse ndryshon shumë apo jo, do t’jua them pas ndeshjes”, tha Koke.

/GazetaBlic Sport