Lajme

Kokaina, heroina dhe kanabisi shitej afër shkollave, Gjykata e Tiranës i lë në burg 19 të arrestuarit

07/14/2024 16:38
nga:G B

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka marrë vendim që të lihen në burg 19 të arrestuarit për shitje droge.

Sipas hetimeve lëndët narkotike shiteshin afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit “Tempulli”, ndërsa pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, raporton Top Channel.

Kjo ishte faza e dytë e hetimit, ku gjatë kontrolleve u siguruan prova të mjaftueshme dhe u sekuestruan 1.2 kilogramë kokainë, qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis, 12 celularë dhe 5 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash që mendohet të jetë mbledhur nga shitja e drogave.