Sporti

Koha: Të akuzuarit për vepra penale nuk do të jenë pjesë e federatave të licencuara sportive

03/10/2022 20:05
nga:L J

Asnjë federatë sportive në Kosovë nuk do të licencohet apo rilicencohet këtë vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëse në udhëheqje ka persona të akuzuar për vepra penale.

Kështu parasheh Udhëzimi Administrativ për kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit dhe licencimit të federatave dhe organizatave sportive të Kosovës. Ky dokument është në konsultim paraprak, ndërsa pas 15 ditësh do të dalë edhe në konsultim publik. Edhe procedura e konsultimit publik do të zgjatë 15 ditë.

Pra, Udhëzimi pritet të hyjë në fuqi pas më shumë se një muaji.

Tekstin e plotë mund ta lexoni tek Koha:

https://www.koha.net/sport/315104/te-akuzuarit-per-vepra-penale-nuk-do-te-jene-pjese-e-federatave-te-licencuara-sportive/