Ka filluar ndeshja mes Argjentinës dhe Austrisë në Grupin J të Kupës së Botës 2026.
Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para dhe synojnë të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në fazën eliminuese.
Vëmendja kryesore është te Lionel Messi, i cili shkëlqeu me tregolësh në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë. Kapiteni argjentinas ka mundësinë të thyejë disa rekorde historike të Kupës së Botës, përfshirë atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.
Sfida po zhvillohet në stadiumin AT&T në Dallas dhe pritet të dhurojë emocione të mëdha.
/GazetaBlic Sport/


