Lajme

Koha kur Kurti thërriste mësimdhënsit për grevë, Krasniqi: Skandal kërcënimi për ndaljen e pagave

08/25/2022 15:06
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar çasjen e pushtetit ndaj grevistëve, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Krasniqi e quan skandaloz një vendim të tillë dhe sipas saj kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet demokratik.

Postimi i plotë:

Partia që deri dje mbështeste grevat, sot doli kundër tyre, madje duke i kërcënuar edhe me ndaljen e pagave. Skandal i llojit të vet. Kjo nuk mund të ndodh në një shtet demokratik.

E drejta për të kërkuar mirëqenie me të mirë është e garantuar me Kushtetutë!