Sporti

Koha e rregullt nuk përcakton fitues, ndeshja mes Lirisë dhe Vushtrrisë shkon në vazhdime

05/21/2022 17:03
nga:E K

Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes së playoffit të Ligës së Parë të Kosovës.

90 minutat e rregullt të duelit me Lirisë dhe Vushtrrisë nuk përcaktuan fituesin, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e këtij takimi ishin Fetahaj dhe Osmani.

Liria zhbllokoi rezultatin përmes penalltisë në minutën e 45+2 të takimit me Fetahajn që u tregua i saktë.

Osmani poashtu realizoi nga penalltia në minutën e 52’të të takimit.

Ndeshja tashmë ka shkuar në vazhdime dhe fituesi do përcaktohet në minutat shtesë.

/GazetaBlic Sport/