Euro2024

Koeman: Unë do të doja një finale kundër Spanjës

07/07/2024 23:27
nga:Lorik J

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, foli gjatë konferencës për shtyp, duke zbuluar gjithashtu se kë do të dëshironte të takohej në një finale të mundshme të Kampionatit Evropian.

“Është shumë herët për këtë pyetje, së pari duhet të përgatitemi mirë për gjysmëfinalen që do të jetë një natë mes dy kombeve të mëdha. Por unë do të doja një finale kundër Spanjës, pasi tashmë kemi luajtur kundër Francës në fazën e grupeve”, tha fillimisht Koeman.

“Ne jemi një vend i vogël dhe jemi në gjysmëfinale bashkë me Anglinë, Francën dhe Spanjën”, vazhdoi ai.

Kujtojmë se gjysmëfinalja mes Holandës dhe Anglisë do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport