Sporti

Koeman “qahet” për periudhën e tij të Barcelona: Nuk mund të blija lojtarët që doja

04/28/2022 17:52
nga:E K

Ronald Koeman ka folur, pas një kohe të gjatë, për periudhën e tij te Barcelona.

Holandezi nuk i përmbushi objektivat që drejtuesit patën për të, duke mos arritur të triumfojë në dy taborët kryesorë: La liga dhe Champions League.

Duke diskutuar për këtë çështje, ai u shpreh se nuk kishte mundësi të merrte futbollistët që dëshironte.

“Nuk kisha mbështetje nga presidenti. Nuk mund të merrja lojtarët që doja”, tha ai.

“Shpresoj që Xavi ta ketë këtë mbështetje. Ai është legjendë e klubit”, përfundoi Koeman, në lidhje me këtë situatë.